Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj ka shkuar sot në Koshare për të kujtuar veprën e Isuf Qetaj, raporton GazetaBlic.
Isuf Qetaj i cili ishte aktivist i madh i LDK-së, nga Manaj përshkrohet edhe si luftëtar trim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Manaj thotë se, kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë në historinë e Kosovës.
E plotë:
Sot në Kosharen legjendare, për të kujtuar dhe nderuar veprën e luftëtarit trim të UÇK-së dhe aktivistit të madh të LDK-së, Isuf Qetaj!
Trimëria e Isufit i ka rrënjët te familja Qetaj, e njohur për veprimtarinë kombëtare brez pas brezi. Kujtimi i tij do të mbetet përjetësisht në kujtesën tonë dhe në kujtesën historike të Kosovës!