Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj, ka vizituar Qendrën Rehabilituese “ONIX” në Banjë, ku u pritën nga pronari Xhevdet Shoshi dhe nga stafi i mrekullueshëm kësaj qendre, raporton Gazeta Blic.
“Qendra Rehabilituese “ONIX” në Banjë, është një shembull i shkëlqyer i investimit në shëndetësi dhe turizëm. Duke ofruar shërbimet më të mëdha dhe të avancuara në vend, ajo jo vetëm që kontribuon në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve, por gjithashtu përfaqëson një potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit. Qeverisja e LDK-së si qeverisje e djathtë do t’i mbështetë bizneset sepse i konsideron partnerë në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Manaj.
Postimi i tij i plotë:
Se bashku me kryerministrin në ardhje dr. Lumir Abdixhiku, me kryetarin e degës dhe të Komunës, z. Ilir Ferati dhe me bashkëpunëtorë, vizituam Qendrën Rehabilituese “ONIX” në Banjë ku u pritëm nga pronari Xhevdet Shoshi dhe nga stafi i mrekullueshëm kësaj qendre!
Qendra Rehabilituese “ONIX” në Banjë, është një shembull i shkëlqyer i investimit në shëndetësi dhe turizëm. Duke ofruar shërbimet më të mëdha dhe të avancuara në vend, ajo jo vetëm që kontribuon në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve, por gjithashtu përfaqëson një potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit. Qeverisja e LDK-së si qeverisje e djathtë do t’i mbështetë bizneset sepse i konsideron partnerë në zhvillimin ekonomik të vendit!