Lajme

Manaj kujton Enver Malokun: E parashikoi vitin e lirisë së Kosovës por fatkeqësisht nuk e përjetoi lirinë që u arrit falë veprës dhe sakrificës së tij

01/11/2025 12:33
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj kujtuar sot veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

Manaj thotë se Maloku e parashikoi vitin e lirisë së Kosovës, ku fatkeqësisht ai nuk e përjetoi lirinë që u arrit falë veprës dhe sakrificës së tij.

Postimi i plotë:

Në selinë qendrore të LDK-së, së bashku me Kryetarin e LDK-së dhe bashkëpunëtorë, kujtuam heroin e Kosovës, Enver Maloku.

“Viti i luftës 1998 dhe viti i lirisë 1999” – kështu shkroi Enver Maloku në fundvitin e 1998-ës, vetëm disa ditë para se të vritej në Prishtinë.

Ai e parashikoi vitin e lirisë së Kosovës, por fatkeqësisht nuk e përjetoi lirinë që u arrit edhe falë veprës dhe sakrificës së tij madhe si njëri nga udhëheqësit e rezitencës për liri dhe pavarësi.

Përherë do ta kujtojmë me krenari Heroin tonë, Enver Maloku!