Patrick Dorgu që i bashkohet Manchester United për gati 40 milionë euro nga Lecce do të thotë se Djajtë e Kuq kanë investuar mbi 250 milionë euro për të nënshkruar shtatë lojtarë të Serisë A në katër vitet e fundit.
Djajtë e Kuq filluan në afatin kalimtar të janarit 2021 duke marrë Amad Diallo nga Atalanta për 25 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse.
Vetëm disa muaj më vonë, Manchester United e ktheu Cristiano Ronaldon në Old Trafford nga Juventusi për 15 milionë euro.
Rasmus Hojlund përfundoi një transferim prej 74 milionë eurosh nga Atalanta, André Onana iu bashkua klubit për 50 milionë euro pas vetëm një sezoni në Inter, ndërsa Sofyan Amrabat u largua nga Fiorentina në një huazim 10 milionë euro.
Joshua Zirkzee iu bashkua United nga Atalanta për 42.5 milionë euro verën e kaluar dhe Dorgu do të bëhet nënshkrimi më i fundit i Manchester United nga Seria A për gati 40 milionë euro.
Pa marrë parasysh bonuset prej 15 milionë euro në marrëveshjen me Amad Diallo, Manchester United shpenzoi 253.5 milionë euro për shtatë lojtarë të Serisë A në katër vitet e fundit.
/GazetaBlic Sport