Man United thuhet se është i përgatitur të dëgjojë ofertat për lojtarët e tyre këtë verë, përveç Alejandro Garnacho, Kobbie Mainoo dhe Rasmus Hojlund.
Sipas The Telegraph, ata janë të përgatitur të miratojnë një “qasje ultra-fleksibile” ndaj hyrjeve dhe daljeve. Ata janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për pothuajse të gjithë, me agjentët dhe klubet rivale të vetëdijshëm për politikën e transferimit të United.
Megjithatë, treshja Mainoo, Hojlund dhe Garnacho nuk do të shitet në asnjë rrethanë. Kjo për shkak se ata konsiderohen të jenë e ardhmja në Old Trafford.
United do të përdorë një politikë transferimi “shit për të blerë” gjatë verës. Një nga lojtarët që mund të largohet është edhe Rashford, i cili këtë stinor ishte larg pritshmërive.
/GazetaBlic Sport