Sporti

Man United merr tre pikë të mëdha, mposht në udhëtim Evertonin | Garnacho mahniti botën me golin e tij

11/26/2023 19:28
nga:L J

Manchester United ka shënuar fitore 0:3 në udhëtim ndaj Evertonit në kuadër të javës së 13-të në Premierligë.

Garnacho realizoi gol spektakolar në minutën e tretë për epërsinë fillestare të mysafirëve.

“Djajtë e Kuq” e dyfishuan epërsinë në minutën e 56-të nëpërmjet Marcus Rashford.

E për epilogun e këtij dueli u përkujdes Anthony Martial që realizoi në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e gjashtë, gjashtë më pak se lideri, Arsenali.

Në anën tjetër, Evertoni mbetet i parafundit me vetëm katër pikë, pas heqjes së 10 pikëve nga Federata Angleze e Futbollit.