Sporti

Man United konsideron huazimin e Choupo-Moting në merkaton e janarit

01/03/2024 14:25
nga:Lorik J

Sipas The Athletic, Manchester United mund të lëvizë drejt transferimit të Choupo-Moting si huazim në këtë merkato transferimi.

Sulmuesit e Djajve të Kuq po performojnë dobët këtë sezon – Rasmus Hojlund, i nënshkruar këtë verë, ka vetëm një gol në Premier League, ashtu si edhe Martial, me Marcus Rashford dhe Garnacho që shënojnë nga tre secili – dhe skuadra po mendon të nënshkruajë me një sulmues si huazim, përcjell GazetaBlic Spor.

Megjithatë, pavarësisht blerjes së fundit të 25% të aksioneve në klub nga Sir Jim Ratcliffe, situata financiare nuk është ajo e famshme. Rregullat e reja të Premier League premtojnë gjithashtu të jenë një pengesë e re për shpenzimet e tepërta nga klubet britanike.

Duke marrë parasysh këtë, skuadra e Erik ten Hag vendosi katër emra në një listë, me synimin për të huazuar njërin prej tyre: Choupo-Moting, sulmuesi kamerunian i Bayern-it, i cili për momentin është zëvendësuesi i Harry Kane; Thomas Muller, gjithashtu nga Bayerni; Timo Werner, ish-sulmues i Chelseat aktualisht në Leipzig; dhe gjithashtu Serhou Guirassy, sulmues i Shtutgartit.

Choupo-Moting duket të jetë zgjedhja më e besueshme për t’u transferuar te skuadra angleze këtë dimër.

/GazetaBlic Sport/