Edhe Manchester United është interesuar për shërbimet e Rafael Leaos.
Sipas raportimeve nga Mirror, të martën e kaluar Erik ten Hag dërgoi skautët në San Siro për të vëzhguar nga afër yllin e Milanit gjatë ndeshjes së Champions League kundër Chelsea.
Bluezs poashtu janë të interesuar dhe rrisin konkurrencën për Djajtë e Kuq, por interesimi i skuadrës tjetër të Manchesterit, Cityt, është gjithashtu prezent dhe rrezik për Rossonerët.
Vlerësimi, sipas gazetës britanike, është rreth 70 milionë euro.
Milan para disa ditësh ka filluar bisedimet për rinovimin e kontratës dhe mbetet të shihet nëse arrihet marrëveshja.
/GazetaBlic Sport


