Sporti

Man United gjen zëvendësuesin e Maguire

11/15/2021 10:04
nga:Genita C

“Djajtë e Kuq” thuhet se janë gati të aktivizojnë klauzolën e lirimit të mbrojtësit francez.

Manchester United po shikon mbrojtësin e Sevillas Jules Kounde si zëvendësues të Harry Maguire, sipas ‘Todofichajes’.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një partneri të ri qendror mbrojtës për nënshkrimin e verës Raphael Varane dhe kanë kthyer vëmendjen te francezi.

Sevilla ka dhënë dorëheqjen për largimin e Koundes, por do të insistojë që çdo klub i interesuar të përmbushë klauzolën e tij të lirimit, që besohet të jetë 80 milionë euro (68 milionë £/92 milionë dollarë).

Gjatë verës Sevilla kishte refuzuar një ofertë prej 55 milion funteve nga Chelsea pasi sipas tyre ajo ishte larg asaj se çfarë kërkonin klubi spanjoll.