Sporti

Man United dështon sërish, barazon me Porton në udhëtim

10/03/2024 23:02
nga:Lorik J

Nuk ka fitore për Manchester United në Ligën e Evropës.

Pas barazimit në xhiron e parë me Tëenten, “Djajtë e Kuq” barazuan edhe sonte 3:3 me Porton në udhëtim.

Madje, Manchester United kishte epërsinë e dy golave, për ta lëshuar dhe për të pësuar në fund.

Rashford kaloi mysafirët në epërsi në minutën e shtatë, para se Hojlund të shënonte për 0:2 në mintuën e 20-të.

Pepe ngushtoi rezultatin shtatë minuta më vonë, teksa Aghehoëa me dy gola ia dha epërsinë ekipit portugez.

Megjithatë, krejt në fund, Maguire realizoi për t’ia siguruar të paktën një pikë ekipit të tij.

Pas dy xhirove, të dy skuadrat kanë nga dy pikë të grumbulluara.