Skuadra e Lille e ka mposhtur sonte Lensin në derbin francez.
Edon Zhegrova ishte protagonist absolut, duke realizuar dy gola për rezultatin përfundimtar 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi kosovar pa asnjë dyshim ishte lojtari i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën më të lartë.
Zhegrova mori notën 8.4, një notë shumë pozitive, e cila vërteton paraqitjen e mrekullueshme të tij.