Gazetari anglez, David Ornstein ka raportuar se trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, po del si një kandidat kryesor për të zëvendësuar Pep Guardiolën te Manchester City nëse spanjolli largohet verën e ardhshme.
Maresca, i cili më parë ka punuar te City në nivelet e të rinjve duke fituar titullin e Premier League me U23 në sezonin 2020-21 dhe duke shërbyer si asistent i Guardiolës në sezonin 2022-23 – mban admirues të fortë brenda hierarkisë. Ai do të ishte një kandidat i shquar nëse lind një vend i lirë, megjithëse jo i vetmi që po merret në konsideratë.
Guardiola nënshkroi një zgjatje kontrate në nëntor 2024 që zgjat deri në qershor 2027, duke u dhënë kohë të dyja palëve. Historikisht, 54-vjeçari ka pritur deri në fund të sezoneve para se të vendosë për të ardhmen e tij.
Gazeta Athletic raporton se mbi 100 akuzat e Premier League kundër City-t, të cilat klubi i mohon me forcë, nuk kanë asnjë lidhje me situatën e Guardiolës.
/GazetaBlic Sport


