Duke marrë parasysh historinë e tij në Manchester City, klubi aktual i Mario Balotellit, Adana Demirspor, ka arsye për t’u shqetësuar pasi ai tregoi një bagazh makine të mbushur me fishekzjarre.
SuperMario padyshim që po përgatitet për një festë të Vitit të Ri pasi rizbuloi formën e tij në Turqi këtë sezon, duke gjetur rrjetën tetë herë me katër asistime në 20 ndeshje konkurruese, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai gjithashtu tani ka një trajner italian në klub, Vincenzo Montellan.
Balo e dinte mirë se çfarë po bënte kur postoi një imazh në Instagram Stories ku tregonte një bagazh makine të mbushur me kuti fishekzjarre.
“Man City, ne jemi gati”, shkroi ai, duke iu referuar incidentit famëkeq në 2011 gjatë ditëve të Manchesterit.
Balotelli aksidentalisht i vuri flakën banjës së tij pasi kishte lëshuar fishekzjarrë brenda, kështu që u desh të thirrej zjarrfikësja dhe ai e kaloi natën në një hotel.

/GazetaBlic Sport/


