Sporti

Man City merr një fitore të thellë si mysafir ndaj Ipswich Town

01/19/2025 19:25
nga:Lorik J

Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0 në udhëtim ndaj Ipswich Town në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit anglez.

Për të hapur serinë e golave u përkujdes Phil Foden i cili në minutën e 26-të realizoi për 1-0 pas asistimit të Kevin De Bruynes.

Vetëm pak minuta më vonë, gol shënoi edhe Mateo Kovacic (30’) që realizoi për 2-0 në cepin e majtë të portierit vendas.

City nuk u ndal më kaq dhe gjeti edhe golin e tretë me Foden, i cili në minutën e 42-të realizoi për 3-0 në portën e boshatisur.

Me të filluar pjesa e dytë rrjetën e gjeti edhe Jeremy Doku i cili në minutën e 49-të me ndihmën e një devijimi shënoi për 4-0.

Doku ishte pjesëmarrës edhe tek goli i pestë, kësaj radhe në rolin e asistuesit për Erling Haaland që realizoi për 5-0.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes James McAtee që në minutën e 69-të shënoi për 3-0 me kokë në portën e boshatisur.

Me këtë fitore Man City tashmë është ngjitur në pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë të grumbulluara.