Manchester City ka njoftuar zyrtarisht largimin e tre anëtarëve të stafit të trajnerëve të Pep Guardiolës përpara sezonit të ri.
Juanma Lillo dhe Inigo Dominguez do të largohen nga klubi pas përfundimit të kontratave të tyre, ndërsa Carlos Vicens do të marrë përsipër detyrën e trajnerit kryesor në skuadrën portugeze SC Braga.
Lillo, i cili ka luajtur një rol kyç gjatë dy periudhave të suksesshme te City që nga mbërritja e parë në vitin 2020, po kthehet në Spanjë për arsye personale.
Largimet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në ekipin e Guardiolës, ndërsa City përgatitet për një tjetër sezon të vështirë.
/GazetaBlic Sport


