Lajme

Mamografia falas ofrohet edhe në Mitrovicë të Veriut, dhjetëra gra serbe marrin këtë shërbim

10/25/2023 15:22
nga:Sh R

Në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, mamografi falas po ofrohen edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Sot gjatë ditës, mamografi mobil u vendos në sheshin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, me ç’rast dhjetëra gra serbe e morën këtë shërbim.

Gjatë këtij muaji, mamgorafi mobil ka qenë edhe në Komunën e Junikut, Shtimes, Lipjanit e Dragashit.

Tetori është i njohur si muaji rozë, që ka për qëllim trajtimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit.