Sporti

“Mami, babi, ju duam më së shumti”, tenistja ukrainase e përlotur lë prindërit dhe shkon refugjate në Rumani

02/26/2022 18:21
nga:E K

Aksioni ushtarak rus në Ukrainë, ka bërë që shumë qytetarë ukrainas të largohen nga vendi i tyre.

Një nga të larguarit nga Ukraina është edhe tenistja, Dayana Yastremskay, shkruan GazetaBlic Sport.

Ajo ka ndarë momentin e largimit nga Ukraina bashkë më motrën e saj duke lënë pas prindërit.

“Pas dy netëve të kaluara në parkingun e nëndheshëm, prindërit e mi morën vendimin që me çdo kusht të më dërgonin mua dhe motrën time të vogël nga Ukraina!Mami, babi, ne të duam më shumë, kujdes! Unë e dua vendin tim! Ukrainas, shpëtoni jetën tuaj”, shkroi ajo në Instagram.

/GazetaBlic Sport.