Edhe pse pranoi katër gola nga Spanja, Giorgi Mamardashvili u bë një nga shtyllat themelore të Gjeorgjisë në duelin e 1/16-tës me një mori pritjesh, disa prej të cilave shpëtuese.
Portieri i Valencias ka përfunduar një Europian të jashtëzakonshëm dhe Mestalla po fërkon duart me shitjen e tij këtë verë.
Mamardashvili ishte optimist pavarësisht eliminimit: “Duhet të jemi të kënaqur me paraqitjen tonë në këtë Euro, sepse i dhamë Gjeorgjisë një turne të madh dhe çdo lojtar luajti me përkushtim maksimal”.
“Sigurisht që është e trishtueshme të humbasim në 1/16, por duhet të jemi edhe të lumtur, sepse deri vonë nuk mund ta imagjinonim se do të arrinim deri në këtë pikë”, shtoi portieri, i cili pati edhe fjalë edhe për La Roja:
“Spanja është favoritja e këtij turneu dhe mendoj se do të fitojë.”