Ylli i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili thotë se bashkëlojtari Khvicha Kvaratskhelia është më i mirë se e gjithë kombëtarja e Spanjës përpara ndeshjes së tyre të Euro 2024.
Kur u pyet për kërcënimin e Kvaratskhelia, Mamardashvili tha për mediumin Marca: “Mendoj se ai është më i mirë se e gjithë Spanja”.
“Për mua, Spanja është favorit i madh për të fituar Euro. Gjeorgjia, nga ana tjetër, është një vend i vogël, por me zemër të madhe dhe ne duhet të luftojmë sa më shumë për të parë se çfarë do të ndodhë,” tha ai.
“Unë nuk do të them se do të fitojmë. Ajo që duhet të bëjmë është të luftojmë deri në fund dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/