Showtime

Mamaja e Beatrix thyen heshtjen pas eleminimit të së bijës nga “BB VIP”

01/24/2022 09:36
nga:Donika Fetahu

Eleminimi i këngëtares kosvare, Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother VIP”  ka qenë ndër ngjarjet më të komentuara në mediat rozë për shkak se ajo është paragjykuar shumë për lidhjen e saj me aktorin nga Shqipëria, Donald Veshaj.

Pas daljes Trixa nuk ka reaguar, as nuk ka replikuar as edhe një gjë të vetme, ku mungesa e saj në “Fan Club” mori vëmendje të madhe pasi që moderatorja tha se këngëtarja nuk ishte mirë në gjëndjes emocionale, shkruan GazetaBlic.

Por ajo që ka reaguar ishte nëna e artistes, Antigona Ramosaj e cila ka postuar një video të vajzës së saj me Donaldin. Ky duket si një mesazh që ajo e mbështet shumë vajzën e saj, si gjithmonë, edhe në dashurinë që ajo krijoi aty brenda./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antigone Ramosaj (@antigoneramosaj)