Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, ka komentuar për takimet mes kandidatëve për kryeministër të Kosovës, duke theksuar se këto takime duhet të konsiderohen normale në këtë periudhë.
Sipas tij, është e nevojshme që të ketë drejtues të rinj pas procesit zgjedhor në vend.
“Takimet mes kandidatëve për kryeministër të vendit duhet të konsiderohen normale në këtë periudhë, kur është e nevojshme të kemi drejtues të rinj pas procesit zgjedhor në Kosovë,” ka thënë Maloku.
Ai gjithashtu ka shtuar se këto takime nuk kanë arsye që të mbahen larg syve të publikut, nëse janë zhvilluar siç raportohet në media.
Maloku për GazetaBlic theksoi se Kosova ka disa procese të qarta që lidhen me rregullin e formimit të institucioneve dhe me emërimin e drejtuesve të rinj pas zgjedhjeve.
“Kosova ka disa procese të qarta që lidhen me rregullin e formimit të institucioneve të Republikës dhe me emërimin e drejtuesve të rinj pas zgjedhjeve,” tha ai.
Njohësi i çështjeve politike theksoi gjithashtu se asnjë palë e vetme nuk mund të zgjedhë drejtuesit e rinj dhe se është e nevojshme që të formohen koalicione për këtë qëllim.
“Është një fakt se asnjë palë e vetme nuk mund të zgjedhë drejtuesit e rinj, dhe për këtë arsye duhet të formohen koalicione.”
Maloku theksoi rëndësinë e formimit të një qeverie stabile dhe produktive që do të jetë e dobishme për qytetarët e Kosovës, si për nevojat e brendshme, ashtu edhe për ato të jashtme.
“Kosova ka nevojë për një Qeveri stabile, produktive dhe të dobishme për qytetarët e Republikës, qoftë për nevojat e brendshme, ashtu edhe për ato të jashtme.”
Ai gjithashtu përmendi se subjekti që ka fuqinë më të madhe të votës duhet të nisin përpjekjet për formimin e organeve të reja drejtuese të vendit, ndërsa theksoi se edhe subjektet e tjera kanë mundësi për të vepruar.
“Duke u bazuar në këtë, subjekti që ka fuqinë më të madhe të votës duhet të nisin përpjekjet për formimin e organeve të reja drejtuese të vendit,” tha ai.
Në përfundim, Maloku theksoi se qytetarët, me votën e 9 shkurtit, kanë vendosur dhe presin të qeverisen, e jo të sundohen.
“Kryesorja është që qytetarët, me votën e 9 shkurtit, kanë vendosur dhe presin të qeverisen, e jo të sundohen.”
Shala: Takimi mes opozitës, lajm i mirë – Na duhet një qeverisje e re pa Kurtin dhe VV’në brenda saj
Formimi i Qeverisë | Burjani tregon tri opsionet që ka opozita në Kosovë


