Lajme

Maloku: Pa ofruar bashkëpunim serioz LVV-ja, s’pritet të ketë dakoordim për formimin e institucioneve!

07/25/2026 16:10
nga:Y I

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet me datën 6 gusht.

Seanca konstituive pritet të mbahet në orën 10:00.

Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryeari apo kryetarja e Kuvendit si dhe nënkryetarët.

Po çfarë pritet të ndodhë pas konsituimit të Kuvendit, a mund të ketë marrëveshje ndërmjet subjekteve politike për zgjedhjen e Presidentit.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Albinot Maloku.

Maloku tha se ‘formula përmes së cilës subjekti më dominant në skenën politike po i bën veprimet është e njëjtë, dhe sipas tij e njëjta formulë nxjerr rezultate të njëjta’.

Ai potencoi se i vetmi instrument që e ka në dorë LVV-ja, janë numrat, që sipas Malokut nuk është që po i kryejnë punë Kosovës.

“Formula përmes së cilës subjekti më dominant në skenën politike po i bën veprimet është e njëjtë, dhe e njëjta formulë nxjerr rezultate të njëjta. I vetmi instrument që e ka në dorë ky subjekt është numri, i cili nuk po i kryen punë Kosovës. Sikur numri ta kishte edhe instrumentin e kompromisit, atëherë bashkëpunimi do të garantonte ecje si për subjektin, por mbi të gjitha për Kosovën” deklaroi Maloku.

Maloku tha se pa ofruar bashkëpunim serioz LVV-ja, nuk sheh që mund të ketë dakoordim për formimin e institucioneve në vend.

“Caktimi i 6 gushtit si datë kur do të konstituohet legjislativi, e mund të formohet edhe ekzekutivi me numrat që i ka subjekti i parë, nuk garanton zgjidhjen e çështjes së shefit të shtetit. Për rrjedhojë, këta numra nuk kanë asnjë peshë në stabilitetin institucional të vendit, institucione që do të duhej të formoheshin mbi rezultatin e 7 qershorit 2026. Jo pa një kompromis dhe bashkëpunim mes subjekteve politike. Pa e ofruar këtë bashkëpunim me gjenerozitet subjekti më dominant, nuk ndjej se 6 gushti do ta patentojë 7 qershorin. E deri më tani nuk ka shënja të dakordimit për ta bërë këtë” deklaroi Maloku në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

Albinot Maloku, Analist!

/Gazeta Blic/