Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sotme në La Liga.
Mallorca e Vedat Muriqit është mposhtur me shifrat 1 me 0 nga Real Sociedad, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e sulmuesit kosovar nuk po tregon aspak paraqitje të mira në këtë fillim edicioni, gjë që e bën shumë të vështirë edhe kontributin e Muriqit.
Atletico Madrid ka siguruar fitore në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos, duke triumfuar me shifrat 3 me 2.
Julian Alvarez ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar tre gola në këtë takim.
/GazetaBlic Sport/


