Mallorca e Vedat Muriqit nuk fiton dot as në ndeshjen e sotme në La Liga.
Skuadra e sulmuesit kosovar barazoi pa gola me Oviedon, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje e balancuar, me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme, por që edhe rrezikuan në disa raste.
Muriqi luajti 90 minuta, por nuk kishte ndonjë rast të mirë për gol.
Duhet cekur që Oviedo e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak, madje Cazorla u përjashtua për shkak të një ndëhyrje të ashpër në Muriqin.
/GazetaBlic Sport/

