Sporti

Mallorca e Muriqit fiton ndaj Celta Vigos

04/17/2023 23:04
nga:Lorik J

Mallorca ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos në udhëtim, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Golin e vetëm dhe të fitores për Mallorcan e realizoi Amath Ndiaye, në minutën e 21’.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi luajti të gjithë ndeshjen dhe pati një paraqitje të mirë.

Mallorca pas fitores kalon në vendin e 11-të me 37 pikë, pas 29 ndeshjeve, teksa Celta Vigo një pozitë më poshtë me një pikë më pak.