Sporti

Mallorca – Barcelona, formacionet zyrtare/ Muriqi i gatshëm për një tjetër ndeshje të madhe

10/01/2022 20:12
nga:Mergim Rreci

Mallorca e Vedat Muriqit do ta rivalizojë sonte skuadrën e Barcelonës.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante sonte në La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.

Katalunasit janë favoritë të padiskutueshëm, por që edhe Mallorca nuk e ka nisur keq edicionin e ri.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është titullar në këtë takim dhe do të tentojë që edhe ndaj Barcelonës, ashtu si ndaj Real Madridit ta gjejë rrugën e golit.

Ja formacionet zyrtare:

Mallorca: Rajković; Maffeo, Valjent, Raíllo, Copete, J.Costa; Galarreta, Baba, A.Sánchez; Muriqi, Lee.

Barcelona: Ter Stegen; Balde, Christensen, Piqué, Jordi Alba; Kessié, Busquets, Gavi; Dembélé, Lewandowski, Ansu Fati.

/GazetaBlic Sport/