Lajme

Malishevë: Lëndohet një punëtor në vendin e punës

12/16/2021 11:02
nga:Y I

Një person është lënduar në vendin e tij të punës dje në Malishevë.

Sipas policisë, ai është lënduar derisa ka qenë duke punuar në një auto-servis.

Në lidhje me rastin është intervistuar pronari.

“Malishevë 15.12.2021 – 13:20. Viktima mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në QKMF-Malishevë, është dërguar në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një auto-servis ka pësuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar (pronari). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tragjedi në Australi, 4 fëmijë humbin jetën pas incidentit me një kështjellë plastike