Lajme

Malishevë, kanoset nga bashkëshorti në market edhe pse kishte urdhër mbrojtës

10/26/2024 09:28
nga:Y I

Një grua ka raportuar në polici se dje më 25 tetor ishte kanosur nga bashkëshorti i saj në një market në Malishevë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari në fjalë kishte urdhër mbrojtës ndaj bashkëshortes.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.