Sporti

Malisheva turpërohet në shtëpi, Prishtina fiton ndaj Dukagjinit, Drenica luan baras me Llapin, e Ferizaj mposht Dritën

08/17/2025 18:27
nga:Lorik J

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva është turpëruar nga Prishtina e Re, pasi ka humbur me rezultatin e thellë 0-4.

Prishtina e Arsim Thaqit fitoi ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultatin 2:3.

Drenica e Llapi luajtën pa gola në Skenderaj, kurse Ferizaj e mposhti Dritën në shtëpi me rezultatin 1:0.

Ja detajet:

SUPERLIGA:

Dukagjini – Prishtina 2:3 (Ilievski, Baftiu, Veliu, Maliqi, Sinani)⚽
Malisheva – Prishtina e Re 0:4 (Toni Gomes x2, Dobratiqi, Zoungrana)
Drenica – Llapi 0:0
Ferizaj – Drita 1:0 (Jakup Berisha ⚽)

/GazetaBlic Sport