Skuadra e Malishevës pas disa largimeve – po punon në transferimin e disa lojtarëve në merkaton e janarit.
Ekipi i drejtuar nga Sami Sermaxhaj që ka synim mbetjen në elitë ka filluar fazën përgatitore dhe do të udhëtojë në Antalia pas disa ditësh.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ekipi i Malishevës ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit kosovar, Etnik Brruti.
18 vjeçari i cili luan në pozitën e mesfushorit ofansiv shihet si talent i madh, teksa është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës U-19.
/GazetaBlic Sport