Malisheva ka siguruar përforcimin e ri në fazën e sulmit.
GazetaBlic Sport mëson se skuadra kosovare ka arritur marrëveshje për transferimin e qendërsulmuesit iranian, Ali Babaei.
Ali Babaei vlerësohet me 100 mijë euro nga Transfermarkt kurse klubi i tij i fundit ishte skuadra turke, Ankara Keciorengucu.
Babei është 22 vjeçar me pozitën e preferuar si qendërsulmues, por mund të luajë edhe në dy krahët e sulmit.
/GazetaBlic Sport/


