Sporti

Malisheva siguron tre pikë në udhëtim ndaj Ferizajt

04/22/2023 17:02
nga:E K

Ka përfunduar takimi i Superligës së Kosovës mes Ferizajt dhe Malishevës.

Skuadra e Malishevës ka arritur fitore me rezultat të ngushtë 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Heroi i këtij takimi ishte Soboëale pasi sulmuesi shënoi të dy golat për skuadrën e tij në minutat 17′ dhe 83′.

Golin e vetëm për Ferizajn e shënoi, Haxhimusa në minutën e 71’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/