Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Malisheva e ka mbyllur pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Drenicës me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në avantazh kalo Drenica me golin e bukur të Zekës i cili shënoi pas një solo aksioni në minutën e 4’të të takimit.
Vetëm një minut më pas Sobowale u pengua në zonën e Drenicës ku u akordua penallti për mysafirë. Rastin e shfrytëzoi më së miri Maliqi i cili barazoi shifrat nga pika e bardhë.
Bleart Tolaj shfrytëzoi një asistim nga Sobowale në minutën e 24’të për të vulosur fatin e pjesës së parë.
Në anën tjetër në duelin mes Dritës dhe Ferizajt po zhvillohet ende dhe rezultati është 0-0.
/GazetaBlic Sport/


