Skuadra e Malishevës ka fituar tre pikë të arta ndaj Prishtinës.
Malisheva ka mposhtur Prishtinën me rezultatin 2:1, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme që në start të stinorit pranveror, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i parë në këtë duel erdhi nga Mërgim Pefqeli pas 75 minutave lojë. Në fund të duelit realizoi Ilir Mustafa në minutën e 94’të – kurse krejt në fund Prishtina shënoi nga pika e bardhë me Besnik Kransiqin për ta vulosur rezultatin final 2-1 në favor të vendasve.
Malisheva në vendin e shtatë me 22 pikë, kurse Prishtina në vendin e pestë me 24 pikë.
/GazetaBlic Sport