Sporti

Malisheva me paraqitje fantastike, fiton me rezultat bindës ndaj Fushë Kosovës

02/18/2024 14:55
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore bindëse ndaj Fushë Kosovës.

Malisheva ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultatin 4-1, duke marrë tre pikë me rëndësi në Superligën e Kosovës, përcjell GazetaBlic Sport.

Rilind Haziraj dhe Altin Aliu realizuan golat në pjesën e parë për ekipin vendas, teksa në të dytën Ivkic realizoi autogol dhe Xhylani shënoi të katërtin për Malishevën.

Golin e nderit në këtë duel për Fushë Kosovën e ka shënuar Dorent Hajdari nga pika e bardhë, në minutën e 89’të të ballafaqimit.

/GazetaBlic Sport