Sporti

Malisheva me fitore “jetike” ndaj Trepçës 89′

05/03/2023 17:18
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka marrë një fitore shumë të madhe në shtëpi ndaj rivalit direkt në luftën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll, Trepçës 89′.

Malisheva fitoi ndaj Trepçës 89′ me rezultatin 1-0, për të marrë tri pikë tejet të vlefshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ballafaqim e realizoi futbollisti, Bleart Tolaj në minutën e 32’të të ndeshjes.

Malisheva me këtë fitore shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e shtatë, kurse Trepça 89′ mbetet në vendin e tetë me 34 pikë, po aq sa Ferizaj i vendit të nëntë.

/GazetaBlic Sport