Sporti

Malisheva konfirmon rinovimin e kontratave të tre lojtarëve

06/15/2023 16:24
nga:E K

Klubi kosovar, Malisheva ka konfirmuar rinovimin e kontratave të tre futbollistëve të tyre.

Flamur Gashi, Agon Xhaka dhe Arber Pira kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin e Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

GazetaBlic Sport kishte raportuar më parë për rinovimin e kontratës së Xhakës dhe Pirës.