Sporti

Malisheva i bashkohet garës për shërbimet e Mevlan Zekës

08/05/2025 19:32
nga:Mergim Rreci

Mevlan Zeka pritet të rikthehet në futbollin kosovar.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se skuadra e Malishevës po kërkon shërbimet e sulmuesit të mirënjohur në futbollin tonë.

Pas disa ditësh stërvitje me ekipin Arad UTD në Rumani dhe një marrëveshjeje të arritur, futbollisti u kthye në Kosovë për arsye personale.

Ka disa skuadra të interesuar në Kosovë për të, por duket se Malisheva është në bisedime të avancuara.

/GazetaBlic Sport/