Sporti

Malisheva fiton bindshëm ndaj Trepçës ’89, Drenica dhe Ferizaj ndajnë pikët

10/29/2022 14:55
nga:E K

Kanë përfunduar dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.

Malisheva shënoi fitore bindëse ndaj Trepçës ’89 me rezultat 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Për t’i dhënë tre pikët Malishevës shënuan: Shillova, Sobowale, Maliqi dhe autogol i Rexhajt.

Në anën tjetër Drenica dhe Ferizaj kanë ndarë pikët duke luajtur baras [1-1].

Të parët në avantazh kaluan Drenica me golin e Zekës në minutën e 37’të të takimit.

Gentrit Haliti barazoi shifrat në minutën e 87’të të takimit për epilogun përfundimtar të duelit.

/GazetaBlic Sport/