Fatjon Bunjaku nuk do të jetë më pjesë e Malishevës.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se 21 vjeçari nga Vushtrria karrierën do ta vazhdojë tek Elbasani, në Shqipëri.
Kësisoji, Bunjaku do të jetë pjesë e skuadrës shqiptare, e cila luan në Kategorinë Superiore.
Kujtojmë që Bunjaku nuk kishte formë të mirë në ndeshjet e fundit tek Malisheva, andaj drejtuesit e klubit pranuan ofertën për shitjen e tij.
Malisheva e ka mbajtur një përqindje të kartonit të tij në rast të një rishitje të mundshme, kurse kanë pranuar edhe një pagesë direkte nga skuadra e Elbasanit.
/GazetaBlic Sport/


