Sporti

Malisheva e mposht Llapin e Tahir Batatinës në Podujevë

12/02/2023 15:09
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Malisheva ka triumfuar ndaj skuadrës së Llapit, 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Agon Xhaka zhbllokoi shifrat me një gol me kokë, pas asistimit nga Ilir Mustafa, gol ky që doli të jetë edhe i fitores për mysafirët.

Ishte një ndeshje  me shumë raste nga të dyja anët, por që gola të tjerë nuk pati.

Llapi mbetet në vendin e dytë me 28 pikë, kurse Malisheva ngjitet në vendin e katërt me 23 pikë.

/GazetaBlic Sport/