Sporti

Malisheva e jashtëzakonshme, realizon dy gola të shpejtë ndaj Llapit

09/15/2021 17:22
nga:Mergim Rreci

Malisheva ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Llapit.

Skuadra e promovuar këtë sezon në Superligë ka shënuar në minutën e 58-të dhe 59-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Portieri i Llapit, Coric ka bërë një gabim katastrofal brenda zonës, atje ku Stullcaku i skuadrës mysafire përfitoi për ta çuar topin në rrjetë.

Kurse, goli i dytë ishte fantastik përsëri nga Stullcaku.

Rezultati momental është 0 me 2.

/GazetaBlic Sport/