Sporti

Malisheva dhe Drita ndajnë pikët, Suhareka mposht Prishtinën

10/27/2024 15:04
nga:E K

Kanë përfunduar dy pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Në stadiumin “Liman Gegaj” nuk u shënuan gola aty ku Malisheva dhe Drita luajtën baras me rezultat 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Suhareka mposhti Prishtinën me rezultat 2-1.

Të parët kaluan në avantazh vendasit me golin e Mevlan Zekës, teksa Ardi Ajdini realizoi për të barazuar shifrat. Për të siguruar fitoren e vendasve realizoi, Liridon Fetahaj.

/GazetaBlic Sport