Skuadra e Malishevës po vazhdon punën në merkato.
Drejtuesit e skuadrës kanë siguruar deri më tash nënshkrimet e disa futbollistëve, duke synuar që të ndërtojnë një skuadër sa më solide për edicionin tjetër.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se klubi ka arritur tashmë marrëveshje me mbrojtësin, Esmin Licina.
25 vjeçari ishte pjesë e Makedonija GP në edicionin që shkoi, duke luajtur 22 ndeshje.
/GazetaBlic Sport/