Sporti

Malisheva afër transferimit të mbrojtësit nga Nigeria, Samuel Opeh

06/29/2025 17:04
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës po vazhdon me përforcime para ndeshjeve të Europës dhe rifillimit të sezonit në Superligën e Kosovës në futboll.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, ekipi i Bekim Isufit është shumë afër marrëveshjes me qendër-mbrojtësin, Samuel Opeh.

Qendër mbrojtësi nigerian së fundmi ishte pjesë e Laçit në Kategorinë Superiore, teksa nga ky sezon pritet jetë pjesë e Malishevës në Kosovës.

Opeh luajti 29 ndeshje sezonin e kaluar dhe ishte pjesë kyçe e ekipit shqiptar, Laçi.

/GazetaBlic Sport