Sporti

Maliqi: Trajnerit Challandes duhet ti jepet ende kohë

10/11/2021 10:18
nga:Lorik J

Behar Maliqi i ftuar në emisionin sportiv në ATV, “Ekipi A” duke folur për rezultatet e kombëtares së Kosovës si dhe për satistikat që deri më tani ka trajneri Challandes nën drejtimin e kombëtares sonë ai shprehet që selektorit nga Zvicra duhet ti jepet ende kohë që të tregojë rezultat pozitiv.

“ Kemi hasur vështirësi të mëdhaja, jemi mposhtur e tani nisin kritikat. Unë mendoj që duhet ti jepet kohë edhe futbollistave si dhe trajnerit Chalallandes”.

“ Pse mos ti japim kohë trajnerit , pasi unë mendojë që një trajner që është i dëshmum dhe që ka bagazh të madh nuk vjen në kombëtare e Kosovës për momentin “.

E gjithë kjo deklaratë ka nxitur debat në studio nëse duhet apo jo që trajnerit Challandes ti jepet akoma kohë.

Kujtojmë që Challandes nën udhëheqjen e kombëtares së Kosovës ka 17 fitore e 14 humbje dhe në 8 prej tyre ka barazuar.

“ Dardanët” nën udhëheqjen e tij kanë shënuar 58 gola dhe kanë pranuar 47 sosh.