Analisti Agon Maliqi ka thënë se inteligjenca e NATO-së e ka përcjellur grupin terrorist në çdo hap edhe në Serbi dhe sipas tij, “me gjasë edhe i ka lejuar të hyjnë”.
Maliqi thotë se këto informata janë dhënë me kohë Policisë së Kosovës për të parandaluar sulmin.
“Ndërkohë që e gjithë Kosova nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte, deklarata e qartë e Hovenier në orët e para të mëngjesit se kjo ishte përpjekje për destabilizim rajonal të lë të kuptosh se dikush këtë situatë e kishte nën mbikëqyrje të plotë.” , ka shkruar ai.
Maliqi ka kujtuar deklaratat e zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës kundër Amerikës.
Postimi i plotë:
Inteligjenca e NATO-s këtë grupin e veriut e ka përcjellur në çdo hap edhe në Serbi, me gjasë edhe i ka lejuar të hyjnë. Si ato operacionet kundër drogës që e ndjekin “mallin” për me pa se ku po shkon dhe kush po përfshihet. Në fund ia kanë shërbyer policisë së Kosovës informatën në kohë, për ta parandaluar çfarëdo suksesi të përpjekjes për të krijuar realitet të ri në terren dhe me pasoja katastrofike për Kosovën, ndërsa KFOR-i amerikan e ka menaxhuar gjithë situatën drejtpërdrejt me policinë. Ndërkohë që e gjithë Kosova nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte, deklarata e qartë e Hovenier në orët e para të mëngjesit se kjo ishte përpjekje për destabilizim rajonal të lë të kuptosh se dikush këtë situatë e kishte nën mbikëqyrje të plotë. Bëhet fjalë për shtetin naiv të cilit liderët tanë i mbanin ligjerata dhe me kontributin e të cilit sot krekosen. I presim ligjeratat e radhës për sovranitet dhe mbrojtje prej synimeve djallëzore të perëndimit.
Bërnjaku hapet për qarkullim, Jarinja mbetet e mbyllur për hyrje nga Serbia


