Lajme

Maliqi shpjegon “thelbin e logjikës” së propozimit franko-gjerman për dialogun

10/19/2022 11:30
nga:Astrit Gashi

Politologu Agon Maliqi përmes një postimi në Facebook ka dhënë versionin e tij për “logjikën” e propozimit “franko-gjerman”.

Ai shkruan se sipas kësaj logjike pala që pranon të angazhohet shkon përpara dhe mbështetet, kurse e kundërta ndodhë me palën që se bënë këtë veprim.

“Thelbi i logjikës së propozimit “franko-gjerman” është: pala që pranon me u angazhu seriozisht në proces brenda kornizave të përcaktuara shkon përpara dhe do të mbështetet; pala që saboton dhe synin ta zhagisë procesin bllokohet aty ku është, ose ndëshkohet”, shkruan ai.

Ai ka treguar se çka i mjafton Kosovës për të kuptuar se cila është kthesa e duhur rreth këtij propozimi.

“Kosovës do të duhej t’i mjaftonte kujtesa historike e viteve 1999 dhe 2008 për të kuptuar se cili është drejtimi i duhur”, përfundon postimi i tij.