Lajme

Maliqi: Presidentja Osmani me pak guxim mund ta nxjerrë vendin nga bllokada politike

06/07/2025 13:18
nga:Y I

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka reaguar pas dështimit të serishëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shkruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka të drejtën e dekretimit të daljes nga bllokada politike.

Sipas Maliqit, duhet pak guxim dhe eksplorim i mundësive të reja.

“Presidente Osmani, e ke të drejtën e dekretimit të daljes nga ngërçi. Me pak invencion e guxim e bën!”, ka shkruar ai.