Sporti

Maliqi për formacionin: Më kënaqi, tetë lojtarë janë nga Superliga e Kosovës

10/15/2024 20:16
nga:Lorik J

Behar Maliqi shprehet shumë i lumtur me formacionin e Kosovës në ndeshjen ndaj Qipros.

Ish futbollisti thotë se ky është formacioni që e kënaqi më së shumti prej që e shikon Kosovën, shkruan GazetaBlic Sport.

“Formacioni që më kënaq më së shumti që prej e këqyri Kosovën, janë 8 lojtarë nga Superliga e Kosovës. Kur i shoh lojtarët që kanë lujtë në Superligën e Kosovës dhe tash na përfaqësojnë, kuptoj që po rritemi”, tha Maliqi në SuperSport Kosova.

Kujtojmë se Kosova e Qipro takohen sonte me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport